Ibrahimovic i kishte ofruar Manchester Unitedit të luajë pa para

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic, tani lojtar i LA Galaxy, ka treguar se i kishte ofruar Manchester Unitedit të luajë pa para pasi u kthye nga lëndimi.

Sulmuesi suedez kishte pësuar një lëndim të ligamenteve gjatë sezonit të tij të parë me klubin anglez, gjatë të cili shënoi 28 gola. Ai nënshkroi kontratë të re me klubin pas lëndimit, por meqenëse nuk mund të luante si para lëndimit, Manchester United e liroi në mars, duke ia mundësuar atij t’iu bashkohet klubit amerikan, transmeton gazeta Express.

“Diskutimi nuk ishte për kontratë apo për të fituar para, ishte e kundërta. Unë iu thashë, ‘Nuk dua pagë, mund ta mbani atë’,” ka thënë ai.

“Mendja mund të jetë gati por gjuri  nuk ishte. Pas lëndimit, i thashë vetes ‘Unë nuk jam ende i gatshëm’. Ata kishin një Zlatan më herët. Pas lëndimit, nuk isha i gatshëm të jem ai Zlatan përsëri”.

“Kur zgjedhesha për ndonjë lojë, i thoja trajnerit: ‘Dëgjo, nuk jam gati. Nuk dua të të zhgënjej. Kisha respekt për bashkëlojtarët dhe trajnerin. Zgjedh dikë që mund të bëjë një punë më të mirë.’ Unë u ngrita dhe e bëra këtë, edhe pse jam Zlatan.” /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...