Ancelotti e dëshiron mesfushorin e Bayernit në skuadrën e tij

PUBLIKUAR

Mesfushori kilian, Arturo Vidal mund të kthehet përsëri në Serie A. Aventura e tij te Bayern Munich po shkon drejt fundit.

Reprezentuesi i Kilit nuk preferohet nga trajneri i ri i bavarezëve, Niko Kovaq, i cili ka dhënë miratimin për shitjen e tij gjatë këtij afati kalimtar.

Nga ana tjetër edhe drejtuesit e Bayernit duan ta shesin këtë vit, për të mos e humbur me parametra zero vitin e ardhshëm.

Për mesfushorin 31-vjeçar ka adhurues të shumtë në Itali, ku Napoli i Carlo Ancelottit duket në krye të listës së favoritëve për të marrë shërbimet e tij.

Trajneri italian ka punuar me Vidalin gjatë periudhës që drejtoi Bayernin dhe njeh mjaft mirë cilësitë e tij në fushën e lojës. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...