Zyrtare: Alisson i bashkohet Liverpoolit, thotë të jetë i lumtur

PUBLIKUAR

Liverpooli edhe zyrtarisht ka njoftuar se e ka transferuar Alisson Beckerin nga Roma për një shumë rekord botëror për portier, 75 milionë euro.

Alisson ka nënshkruar kontratë afatgjate me Liverpoolin dhe ka thënë se është shumë i lumtur, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli njoftoi në Twitter se e ka transferuar portierin brazilian nga Roma, i cili ka folur për Liverpoolfc.com.

“Jam shumë i lumtur. M’u bë ëndrra realitet ta vesh këtë fanellë prestigjioze të një klubi kaq të madh që është i mësuar të fitojë gjithmonë”, ka thënë Alisson.

Ai thotë se kalimi në Liverpool është hap i madh në karrierën e tij.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...