Interi insiston për Vrsaljkon

PUBLIKUAR

Interi është duke punuar për përforcimin e skuadrës në mënyrë që të përballojnë ngarkesën përgjatë sezonit, pasi këtë vit do të jenë të angazhuar edhe në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Spalletti ka nevojë edhe për një mbrojtës të krahut të djathtë. Emrat janë të shumtë, por në krye të listës qëndron Shime Vrsaljko.

Kroati është zgjedhja e parë dhe një objektiv i bërë publik. Vetë Vrsaljko ka dhënë aprovimin e tij për të kaluar tek Inter, ndërsa zikaltërit kanë paraqitur edhe ofertën e tyre.

Interi e kërkon lojtarin e Atletico Madridit në formë huazimi më të drejtë blerje për shumën e 17 milionë eurove dhe një shumë 5-6 milionë euro gjatë periudhës së huazimit.

Tani pritet përgjigja e “Los Colchoneros”, të cilët pritet të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo ofertën e Interit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...