Roma e kërkon sulmuesin e Milanit

PUBLIKUAR

Roma është fokusuar kah lojtari i Milanit, Suso, dhe ylli i Bordeauxit, Malcolm, për të cilin interesohen Interi dhe Evertoni.

Romakët priten t’i grumbullojnë 63 milionë euro plus 10 milionë bonuse me shitjen e Alisson Beckerit në Liverpool, transmeton Gazeta Express.

Caku i tyre kryesor ishte Domenico Berardi, por Sassuolo nuk e lëshon sulmuesin e saj pa 30 milionë euro.

Kështu që Suso është një kandidat i ri i drejtorit sportiv, Monchi.

Spanjolli ka qenë i lidhur edhe me Interin, Napolin dhe Chelsean në javët e fundit.

Një opsion tjetër për Romën është Malcolm, braziliani, i cili luan për Bordeaux dhe është në negociata me Evertonin. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...