Bonucci dorëzon kërkesën për largim nga Milani

PUBLIKUAR

Agjenti i Leonardo Bonuccit i ka kërkuar Milanit ta aprovojë largimin e mbrojtësit italian gjatë kësaj verë, me Manchester Unitedin, Manchester City dhe Chelsean të interesuar për të.

Qendërmbrojtësi italian u largua nga Juventusi para një viti për 42 milionë euro, por meqë Milani tani është në duar të Elliott Management Corportation, pasi pronari i deritanishëm, biznesmeni kinez Yonghong Li dështoi ta paguante borxhin e huas, transmeton Gazeta Express.

Klubi u përjashtua nga Evropa Ligë për shkak të shkeljeve të rregullave të Financial Fair Play.

E gjithë kjo pasiguri e ka nxitur 31-vjeçarin ta rikonsiderojë pozitën e tij dhe agjenti Alessandro Kucci i ka kërkuar klubit ta aprovojë transferimin e tij, sipas SpazioMilan.

Bonucci do të mbetej në Milan vetëm për një projekt serioz dhe ambicioz, megjithëse ai po anon kah një kalim në Premierligë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...