E pranon Wenger: Gabimi im më i madh qëndrimi në Arsenal për 22 vite

PUBLIKUAR

Arsene Wenger e ka pranuar se gabimi më i madh i karrierës së tij ishte se qëndroi në Arsenal për 22 vite.

Madje ai ndien se ishte bërë i burgosuri i sfidës së vet, duke e mbajtur pozitën e trajnerit të Arsenalit për dy dekada të plota, transmeton Gazeta Express.

Pasi kishte punuar zellshëm dhe gjatë për ta rindërtuar klubin londinez në imazhin e vet, francezi e kishte të vështirë të ndahej nga klubi. Ai kishte plot oferta për ta braktisur Arsenalin, me Real Madridin dhe Anglinë që kishin bërë përpjekje t’i siguronin shërbimet e tij të dëshmuara.

Megjithatë, francezi asnjëherë nuk e ka pranuar asnjë ofertë dhe vetëm këtë verë, pas 22 viteve, u largua vullnetshëm.

I pyetur cili ishte gabimi më i madh në karrierën e tij, Wenger tha për RTL: “Mbase që qëndrova në klubin e njëjtë për 22 vite”.

“Jam person që më pëlqen të lëvizi shumë, por po ashtu më pëlqejnë sfidat. Kam qenë i burgosur i sfidës sime në disa momente”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...