Chelsea mund t’i humbë tre lojtarë kyç gjatë verës

PUBLIKUAR

Kapiteni i Chelseat, Gary Cahill është duke e konsideruar largimin e tij nga Stamford Bridge në fund të këtij muaji pas gjashtë viteve qëndrim, pasi që klubi është afër nënshkrimit me Daniele Ruganin nga Juventusi.

Po ashtu dyshja belge Eden Hazard dhe Thibaut Courtois e kanë paralajmëruar largimin gjatë Kampionatit Botëror, transmeton Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi, i cili erdhi nga Boltotni për 7 milionë euro në janar të vitit 2012 deri më tani i ka fituar gjashtë tituj të rëndësishëm me klubin, por e humbi vendin në formacionin startues në stinorin e kaluar.

Ish-trajneri Antonio Conte e preferoi Antonio Rudigerin në vend të Cahillit.

Cahill nuk ishte i kënaqur me situatën dhe dha një intervistë gjatë muajit prill për Standard Sport: “Ka qenë e vështirë. Ka qenë e vështirë për mua duke qëndruar ulur në ndeshjet më të rëndësishme. Njerëzit mund të argumentojnë se një kapiten mund të ketë ndikim në dhomën e zhveshjes, por është e vështirë kur ti nuk luan në ndeshjet e mëdha”.

Cahill tani është në pushime, por besohet se do të mbajë bisedime me Maurizio Sarrin kur të kthehet, për të sqaruar të ardhmen e tij në Chelsea. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...