Interi po mendon që t’i ofrojë kontratë të re Marcelo Brozovicit, pasi dëshiron që ta heqë klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh.
Mesfushori bëri paraqitje të mira me Kroacinë gjatë Kampionatit Botëror, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të arrijë në finalen e Botërorit, të cilën e humbën me rezultatin 4-2 nga Franca, transmeton Gazeta Express.
Kontrata i përfundon në vitin 2021, dhe Interi dëshiron që t’ia zgjasë më shumë kontratën e tij.
Paga e tij me Interin është 2.5 milionë euro për stinor, ndërsa me vazhdimin e kontratës pritet që të rritet paga e kroatit. /Gazeta Express/


