Chiellini në dyshim për finale

PUBLIKUAR

Mbrojtja e Juventusit ka një krizë para finales së Ligës së Kampionëve. Giorgio Chiellini është larguar nga stërvitjet gjatë ditës së mërkurë.

Italiani ka probleme fizike duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në superndeshjen e të shtunës në Berlin kundër Barcelonës.

30-vjeçari ka qenë vital për Bianconerët në fushatën e sivjetme evropiane dhe mosluajtja e tij do të ishte një goditje e rëndë për Zonjën e Vjetër.

“Chiellini është detyruar të largohet nga fusha me një dëmtim të kofshës së majtë”.

“Gjendja e tij do të ekzaminohet të enjten”, thuhet në një kumtesë të Juves. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...