Manchester United ka rënë dakord për ta shitur mbrojtësin Daley Blind. Klubi anglez ka hequr dorë nga shërbimet e holandezit, i cili është transferuar te skuadra e Ajaxit.
Klubi holandez ka pranuar t’I paguajë 19 milionë euro për ish lojtarin e saj, transmeton Gazeta Express.
“Manchester United ka rënë dakord me Ajax për transferimin e Daley Blind. Një njoftim i mëtejshëm do të bëhet në kohën e duhur”, shkruan Manchester Unitedi në faqen e saj zyrtare.
Holandezi ishte lënë jashtë skuadrës së Unitedit për turneun para sezonit të SHBA-së, duke sinjalizuar se tashmë do të largohet prej Djajve të Kuq.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka pasur 90 paraqitje për klubin anglez gjersa ka shënuar katër gola në të gjitha garat. /Gazeta Express/


