Ministri Lluka flet për dorëheqjen e zëvendësit të tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka, ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e tij. E lidhur me vendimin e zëvendësit të tij, ka reaguar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Lluka në një prononcim për lajmi.net ka thënë se nuk i di arsyet e një vendimi të tillë, mirëpo duhet të shikohet më gjerësisht ngase një gjë e tillë mund të jetë e ndikuar nga dikush për arsye të ndryshme.

“Nuk e kam idenë se si ka ardhur puna deri këtu, por nuk kam ende koment për këtë punë, sepse kjo më shumë më duket se është e nxitur prej dikujt, për me e dëmtu imazhin edhe timin personalisht edhe të Ministrisë edhe të AKR-së”, është shprehur Lluka.

Lidhur me arsyetimin e zëvendësministrit Beka, Lluka tha se ministria që ai drejton ka dinamizëm të punëve si rrallë ndonjë ministri tjetër në qeverinë Haradinaj.

“Dinamizmin që e ka pasë MZHE-ja rrallë ndonjë ministri e ka, dhe duhet të shohim ku është problemi më thellësisht dhe ta nalizojmë pak më gjerësisht”, përfundoi Lluka.

Vlen të theksohet se Beka kishte marrë pozitën e zëvendësministrit në MZHE para tetë muajve.

“Kryeministri kohë më parë na ka ftuar në takim për të raportuar në lidhje me punët që na janë ngarkuar, mirëpo ky takim ishte shumë formal. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe si i tillë nuk  jam i interesuar të punoj me këtë dinamikë të qeverisjes së ministrit Lluka, dinamikë kjo që po diktohet nga partitë tjera, por vetëm nga AKR-ja jo, dhe në këtë mënyrë nuk po zbatohet plan-programi i AKR-së”, deklaroi Beka pas dorëheqjes.

 

SHIKO MË SHUMË

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...