Trajneri i Nice, Patrick Viera, thotë se është turp që Mario Balotelli dëshiron t’i prishë dy vite të bukura që kishte këtu.
Balotelli nuk mori pjesë në përgatitjet stërvitore për Nice, pasi që italiani thuhet se ka nënshkruar me rivalët e tyre, Marseillen, transmeton Gazeta Express.
“Isha duke biseduar me të në telefon para disa jave dhe ne kishim një marrëveshje për rikthimin e tij. Fatkeqësisht ai nuk është këtu”.
“Është turp për shkak se ai kaloi dy vite të bukura këtu, ai ndërtoi një lidhje të mirë me klubin dhe fansat, kështu që është një turp që po përfundon kështu”.
“Nëse ai dëshiron që të shkojë diku tjetër, është futboll dhe nuk ka asnjë problem, por është përsëri turp që po i prish dy vite të bukura që i kishte këtu”. /Gazeta Express/
Patrick Viera u emërua trajner i Nice pas largimit të tij nga New York City në fillim të kësaj vere. /Gazeta Express/


