Antoine Griezman është top golashënuesi i Francës në Kampionatin Botëror me tre gola dhe Paul Pogba ka thënë se shumë shpejt do të bëhet një legjendë e Francës.
Ai ka thënë se Griezman është duke i ndjekur hapat e Zinedine Zidane, ku do ta dërgojnë atë drejt suksesit të madh, transmeton Gazete Express.
“Zinedine Zidane është një legjendë dhe një ikonë e futbollit dhe Griezmann është në rrugën për t’u bërë një legjendë e tillë”, tha mesfushori i Manchester Unitedit.
“Ai është një njeri të cilin e pëlqejnë në Francë, në fushë ai tregon se është një djalë i madh, dhe unë dua që ai të shënojë një gol në finalen e së dielës”.
Pogba ka folur pak edhe për kundërshtarin e finales, Kroacinë.
“Unë e di shijen e humbjes dhe është shumë e keqe, kështu që ne dëshirojmë ta përfundojmë këtë Botëror në mënyrë të mirë”.
“Nuk e di nëse Kroacia janë në disavantazh për shkak të lodhjes, por kundër Anglisë ata nuk u dorëzuan kurrë”. /Gazeta Express/


