Ministri Bajrami priti nxënësit e “Klasës së shekullit 21” të shkollës “Ibrahim Banushi” të Shalës

PUBLIKUAR

Në kuadër të shënimit të aktiviteteve të 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ndër aktivitete të tjera, ka pritur edhe nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore “Ibrahim Banusha” të Shalës së Lipjanit, e cila njëherit , nga USAID është shpallur “Klasa e shekullit 21” .

Me këtë rast, përveç urimeve për Ditën e Fëmijëve, ministri Bajrami dhe nxënësit biseduan për çështje të ndryshme që i preokupojnë nxënësit, e sidomos për dëshirat dhe preferencat e nxënësve për profesionin e tyre në të ardhmen.

Ministri Bajrami priti nxënësit e “Klasës së shekullit 21” të shkollës “Ibrahim Banusha” të Shalës

Ministri iu premtoi atyre se po punohet shumë për krijimin e ambientëve të mira shkollore, për mësimdhënie dhe mesimnxënie cilësore, ku ata përveç se do të mësojnë, edhe do të argëtohen.

Ministri Bajrami priti nxënësit e “Klasës së shekullit 21” të shkollës “Ibrahim Banusha” të Shalës

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...