Zyrtare: Parma përforcohet në mbrojtje

PUBLIKUAR

Parma e ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin nga Rangers, Bruno Alves, i cili erdhi si transferim i lirë.

Portugezi iu bashkua klubit skocez nga Cagliari vitin e kaluar por ka dështuar që të impresionojë drejtuesit e Rangers, transmeton Gazeta Express.

Parma është futur përsëri në Serie A dhe ka filluar menjëherë për t’u përforcuar me lojtarë të ri.

“Parma Calcio 1913 konfirmon nënshkrimin e lojtarit, Bruno Eduardo Regufe Alves, i cili ka nënshkruar kontratë njëvjeçare e cila skadon më 30 korrik, 2019”, shkruan klubi italian në faqen e saj zyrtare. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...