Sacchi ka dyshime për të ardhmen e Ronaldos në Juventus

PUBLIKUAR

Trajneri legjendar, Arrigo Sacchi, e ka pranuar se ka dyshime për transferimin e Cristiano Ronaldos në Juventus.

Sacchi kishte kritikuar më parë Ronaldon për formën e tij me Real Madridin gjatë përfundimit të stinorit 2014-15, dhe ish-trajneri i Milanit dhe Italisë ka folur përsëri për numrin 7 pas transferimiti të tij në Juventus, transmeton Gazeta Express.

“Në kohët e fundit nuk jemi mësuar që ti shohim lojtarët më të mirë në Itali, dhe Ronaldo është më i miri, ndoshta në mesin e dy më të mirëve”, tha ai për Canale 5.

“Për këtë e uroj Juventusin. Kjo marrëveshje nuk do t’i sjellë të mira vetëm Juventusit por edhe futbollit italian në përgjithësi”.

“Portugezi përveç që është një lojtar i madh, është një profesionist i madh. Juventusi janë një klub i madh të cilët dinë se si ta menaxhojnë buxhetin e tyre, dhe nuk kam asnjë dyshim se kjo marrëveshje është kryer mirë”.

“Dyshimi i vetëm që kam është se Juventusi ka një lidership të fortë në kohët e fundit”.

“Pagat kanë qenë të ndryshme, por rregullat kanë qenë të njëjta për të gjithë dhe kjo duhet të ndodh edhe me Ronaldon”.

“Nëse Jo, problemet mund të lindin në dhomën e zhveshjeve, e cila është menaxhuar me mjeshtri nga klubi, kontribut në të ka dhënë edhe Allegri po ashtu me një punë të shkëlqyer”.

“Liga e Kampionëve? Juventusi janë duk e punuar për ëndrrën e të gjithë adhuruesve të tyre, për ta fituar kompeticionin më të madh në botë, atë që të dallon, të bënë që livizësh në nivele më të mëdha, të sjellë shumë para dhe ta lejonë për ta shtuar prestigjin: Ligën e Kampionëve”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...