Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, ka thënë se transferimi i Cristiano Ronaldos do të ishte ëndërr dhe beson se ai mund të luajë përkrah Gonzalo Higuainit.
Juve është pranë kompletimit të marrëveshjes për superyllin portugez, me agjentin Jorge Mendes që do të takohet sot me drejtuesit e Real Madridit për të parë nëse do ta pranojnë ofertën prej 100 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.
“Nuk jam duke i ndjekur nga afër negociatat, por fakti se Ronaldon po mendon të vijë është gjë e jashtëzakonshme për Juventusi”, ka thënë Trezeguet.
“Duhet të presim, por ëndrra mund të bëhen realitet nganjëherë, dhe kjo është sigurisht njëra nga to”, shtoi ai.
Ai beson se Higuain do të qëndrojë dhe do të luajë në sulm me Ronaldon. /Express/


