Cristiano Ronaldo është buzë kalimin në Juventus sipas mediave spanjolle dhe italiane, dhe kjo gjë po e brengos ish-lojtarin e Real Madridit, Michel Salgado.
Salgado ka thënë se do të ndihet i lënduar nëse Ronaldo vërtet largohet nga klubi, midis spekulimeve se ai tashmë ka arritur marrëveshje me kampionin italian dhe se tani pritet vetëm aprovimi i gjigantit spanjoll, transmeton Gazeta Express.
Ronaldo, 33-vjeçar, pritet t’i bashkohet Juventusit për 100 milionë euro nga Real Madridit, dhe marrëveshja pritet të mbyllet brenda 48 orëve të ardhshme.
Salgado, i cili i ka fituar katër tituj të La Ligës dhe dy të Ligës së Kampionëve me Madridin, tha se është i brengosur me largimin e mundshëm të Ronaldos.
“Personalisht, do të lëndohem nëse shkon ai, sepse kam qenë me të për gjashtë muaj”, tha ai.
“Ai po shkruante histori me Real Madridin apo ende është duke e bërë. Unë e njoh atë goxha mirë dhe kur ai merr vendim nuk e kthen kokën prapa pavarësisht pasojave”, shtoi ai. /Gazeta Express/


