Hazard, plani B i Real Madridit

PUBLIKUAR

Real Madridi nuk do të tentojë ta transferojë yllin belg, Eden Hazard, në rrethana normale.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Real Madridi do të përpiqet ta transferojë Eden Hazardin e Chelseat vetëm nëse dështon blerja e Neymarit, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Madridit, Florentino Perez, e ka ëndërr të kamotshme transferimin e Neymarit në Bernabeu, por e di se Paris Saint-Germain nuk do të ndahet lehtë nga ylli i vet.

Nëse blerja e Neymarit dështon, atëherë Madridi do të hidhet në sulm për Hazardin, i cili ka lënë të kuptohet se mund ta braktisë Chelsean. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...