West Hami do ta finalizojë transferimin e Jack Wilshere të hënën, raporton Sunday Mirror.
Ish-lojtari i Arsenalit është agjent i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me klubin londinez.
Jack Wilshere është lidhur disa herë me klube të ndryshme gjatë kësaj vere. Për të u interesuan Milani dhe Juventusi por siç duket anglezi do të përfundojë përsëri në Londër. /Gazeta Express/


