Futbollisti i Lazio kërcënohet me armë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Lazios dhe Italisë, Ciro Immobile është kërcenuar me armë nga një njeri me thikë derisa ishte në pushime me familjen e tij

Sipas raporteve në mediat Il Messaggero dhe Mediaset, Immobile ishte me familjen e tij dhe shokët në plazhin e Francavilla al Mare, që është afër Chieti.

Burri i ishte ofruar atij, kishte një përleshje me disa nga shokët e Immobiles dhe pastaj është përpjekur për të sulmuar grupin me thikë, transmeton GazetaExpress.

Disa kalimtar kanë ndihmuar duke detyruar atë që të largohet para se të arrijë policia për marrë deklarata.

Carabinieri më vonë lëshoi një deklaratë që konfirmojë se ata kanë parë xhirimet e kamerave CCTV dhe kanë zbuluar se ai është një ultra i një tjetër skuadre që njihet me emrin Daspo – të cilit i është ndalur përcjellja e eventeve sportive për shkak të historisë se dhunës se tij nëpër stadiume. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...