Rita Ora ngrit temperaturat në Kroaci

PUBLIKUAR

Rita Ora është shumë aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës.

Këngëtarja pas koncertit që mbajti në Hungari, ka udhëtuar drejt Kroacisë, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur se para se të fillojë performancën, ajo ka ndaluar të relaksohet në plazh.

“Shumë e ngazëllyer të jem këtu! Uji është i bukur, mezi pres të performojë sonte!”, ka shkruar ajo mbi fotografitë që ndau me ndjekësit.

Kujtojmë që në të njëjtën ditë kur Rita filloi turneun evropian, ajo ka lansuar edhe këngën me titull “Girls”, në duet me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX.

 

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...