Plejmejkeri i Arsenalit është përballur me shumë pyetje të padëshirueshme më parë, por ai u kritikua pa të drejtë gjatë dhe pas Botërorit 2018
Krijuesi i hapësirave Mesut Ozil pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Rusia 2018 ishte cilësuar si “patetik” nga Erdal Keser, me Oliver Bierhoff që konsideronte atë si lojtarë që duket se dikush e ka “goditur poshtë belit.
Menaxheri i Kombëtares gjermane për marrëdhënie me publikun e kishte kritikuar plejmejkerin e Arsenalit pas shpine derisa ai nuk pati paraqitje të mirë në Rusi.
Ozil ishte bërë pjesë e raporteve kontraverse para kësaj ngjarje, pasi ishte parë në një fotografi me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bashkë me Ilkay Gundogan, derisa performanca e tij në fushë ngriti shumë pyetje dhe përgjigje jo të mira për të.
Bierhoff kishte thënë se Gjermania është dashur të mos e ftojë fare 29 vjecarin dhe mos ta fusnin në planet e tyre pasi që u eliminuan në fazën grupore pas 60 viteve.
Ish përfaqësuesi i Turqisë, Keser, megjithatë, mendon se opinioni dhe kritikat për Ozil e kanë kaluar limitin.
“Mendojë se janë patetike”, ka thënë ai për Sport1, transmeton GazetaExpress.
“Ato mund të tingëllojnë keq, por çfarë ka bërë Bierhoff është goditje poshtë belit. Nuk është fer që nëse vuani në një Botëror, dështimin ta lidhni me lojtarë që kanë fituar titullin si lojtarët më të mirë në Gjermani. Kjo është shumë e ulët”.
Bierhoff i tha Weltit kur diskutojë për paraqitjen e lojtarëve.
“Ne nuk detyrojmë asnjë lojtarë në Kombëtare për të bërë diçka, por ne përpiqemi ti bindim ata”, kishte thënë ai.
“Ne nuk kemi pasur sukses me Mesut. Kjo është arsyeja pse ne është dashur të mendojmë për ta lënë atë në shtëpi, gjithmonë sipas pikevështrimit tim. Mendojë se fakti që Mesut dhe Ilkay bën ato fotografi nuk e bëri skuadrën shumë të zëmë. Por debati për to, po. Shikoni tani, unë ende po përpiqem që të bëhet i qartë në këtë temë”.
Derisa ka kritikuar këto komente, nuk është hera e parë që Keser e kritikon ashpër lojën gjermane.
Ai kishte kaluar dy sezone me Borussia Dortmund gjatë karrierës se tij në vitet e 80’ta, e ku kishte thënë se në Gjermani lojtarët që nuk janë me trashëgimi të pastër gjermane gjithmonë kritikohen para atyre që janë.
“Në kohën time kjo gjë ishte edhe më ekstreme, kishte vetëm dy lojtarë të huaj për skuadër, por në princip është e njëjtë edhe në ditët e sotme. Nëse lojtarët si Ozil ulin standardët, ata të parët do të kritikohen”, ka thënë ai për 11Freunde. /GazetaExpress/


