Suarezi i reagon përsëri Griezmannit: Ti s’je uruguaian, je francez dhe shënove gol

PUBLIKUAR

Vendimi i Antoine Griezmannit për të mos e festuar golin e shënuar të premten në çerekfinale të Kupës së Botës për shkak të respektit ndaj Uruguait nuk i ka lënë aspak mbresa Luis Suarezit.

Sulmuesi i Atletico Madridit Griezmann nuk e bëri festimin e tij të famshëm pasi shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Francës ndaj Uruguait të premten, e cila ia siguroi francezëve një vend në gjysmëfinale të Rusia 2018, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari pas ndeshjes foli për dashurinë që ka për uruguaianët dhe kulturën uruguaiane që e ka fituar falë lidhjeve të ngushta me bashkëlojtarin e tij në Atletico, Diego Godin, dhe ish mentorin e tij në Real Sociedad, Martin Lasarte.

Suarez, megjithatë, e ka refuzuar gjestin e Griezmannit, i cili e dërgoi Kombëtaren e tij në shtëpi.

“Ai nuk është uruguaian, është francez dhe shënoi gol”, tha ylli i Barcelonës para gazetarëve.

“Ai nuk e di çfarë duhet të bëjmë ne për të pasur sukses në futboll. Ai do t’i ketë zakonet dhe mënyrë e të folurit uruguaiane, por ne ndihemi ndryshe”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...