Kryetari Ahmeti, priti nxënësit e shkollës “ Vëllezërit Frashëri”

PUBLIKUAR

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, e cila shënohet në kuadër të komunës së Lipjanit “ java e kulturës”, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, priti sot në sallën e kuvendit të komunës së Lipjanit, nxënësit e shkollës “ Vëllezërit Frashëri” të shoqëruar nga mësuesja Merita Zeqiri.

Në këtë rast, kryetari Ahmeti, përveç se i uroi nxënësit, dhe ndau dekorata me emblemë të komunës, ai po ashtu tha se dita ndërkombëtare e fëmijëve më tepër kërkon vëmendjen tek prindërit, institucionet e gjithë shoqëria më gjerë.

Në anën tjetër nxënësit, përgjatë diskutimit me kryetarin Ahmeti, bënë pyetje dhe recitale të ndryshme në shënim të kësaj dite.

Ndërsa në fund, në bufen e komunës së Lipjanit, u shtrua edhe një koktej rasti.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...