Derbi Liverpool – Everton për mbrojtësin kroat

PUBLIKUAR

Bazuar në raportimet e mediave turke, Liverpooli dhe Evertoni do të luftojnë për qendërmbrojtësin e Besiktasit, Domagoj Vida.

Çmimi i kroatit besohet të jetë 20 milionë euro me një kontratë që i përfundon në vitin 2022, transmeton Gazeta Express.

29-vjeçari ka bërë mbi 60 paraqitje me Kombëtaren kroate dhe momentalisht është në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi.

Vida do të vazhdojë ta shfrytëzojë Botërorin në mënyrë që të ngjallë interesime nga klubet e mëdha evropiane.

Kroacia ka kaluar në çerekfinale dhe me 7 korrik do të ballafaqohet me Rusinë për ta kërkuar kualifikimin në gjysmëfinale. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...