Gazetari i futbollit, Alfredo Pedulla, ka thënë se ekziston mundësia e shkëmbimit të Mario Mandzukict me Matteo Darmianin.
Mandzukici është lidhur disa herë për një kalim të tij te Manchester Unitedi këtë verë, po ashtu edhe Darmiani ka pasur kontakte me Juventusin, transmeton Gazeta Express.
Alfredo Pedulla shkruajti në faqen e tij zyrtare: “Juventusi i ka kërkuar Darmianit që të pres, sepse pas përfundimit të Kampionatit Botëror do të diskutohet për të ardhmen e Mandzukicit. Nëse kroati kërkon largimin, Juve nuk do ta ndalë atë sepse Juventusi nuk e ndalë askënd”.
“Kështu që shkëmbimi Darmian – Mandzukic mund të ndodhë”.


