Vjen reagimi i shpejtë i Real Madridit në lidhje me marrëveshjen për Mbappe

PUBLIKUAR

Real Madridi ka reaguar me shpejtësi duke e mohuar lajmin se ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin për super talentin francez, Kylian Mbappen.

Gazetari francez Baptiste Ripart ka pohuar se Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini kanë arritur marrëveshje në vlerë 272 milionë euro për transferimin e Kylian Mbappes në klubin madrilen, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kampioni evropian ka reaguar menjëherë duke i mohuar thashethemet, si dhe e ka dënuar shpërndarjen e një lajmi të tillë plotësisht të pavërtetuar.

“Në lidhje me lajmin e publikuar para disa orëve për gjoja një marrëveshje mes Real Madridit dhe PSG-së për Kylian Mbappen, Real Madridi dëshiron të theksojë se është plotësisht lajmi i rremë”,  ka thënë Madridi në një komunikatë zyrtare për media.

“Real Madridi nuk i ka bërë asnjë ofertë PSG-së apo lojtarit dhe e dënon shpërndarjen e informatave të tilla që nuk janë vërtetuar nga palët në fjalë”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...