Federata e Futbollist të Gjermanisë ka njoftuar se Joachim Low do të vazhdojë të mbetet trajner i ekipit kombëtar, përkundër eliminimit tronditës dhe turpërues nga Kupa e Botës.
Kampioni i botës në fuqi, Gjermania u eliminua qysh në fazën grupore në Botërorin Rusia 2018, duke e u renditur në vendin e fundit në Grupin F, pas Suedisë, Meksikës dhe Koresë Jugore, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse në ndeshjen e tretë dhe të fundit në këtë grup skuadra e Joachim Low kishte mundësinë të kalonte në mesin e 16 skuadrave më të mirë, ajo u mposht befasisht 2-0 nga Koreja e Jugut, duke u eliminuar përfundimisht.
Por, Low duket se e ka besimin e plotë të Federatës gjermane, e cila konfirmoi sot se ai do vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares.
Mësohet se para fillimit të Botërorit, Low kishte nënshkruar kontratë të re me Gjermaninë. /Express/



