Atletico Madridi kërkon sulmuesin e Milanit

PUBLIKUAR

Raportohet për një interesim të Atletico Madridit për sulmuesin e Milanit, Nikola Kalinic, por ‘Rossonerët’ kërkojnë 25 milionë euro për të.

Sulmuesi kroat kaloi në Milan nga Fiorentina në formë huazimi me obligim blerje, me çmimin total që besohet se është 29 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

30-vjeçari arriti t’i shënojë vetëm gjashtë gola gjatë tërë stinorit, dhe është dërguar në shtëpi nga Kroacia gjatë Botërorit pas refuzimit të tij për tu futur në lojë si zëvendësues.

Negociatat janë gati për të filluar mes Milanit dhe Atleticos, ka raportuar Calciomercato.

Atletico Madridi së pari duhet ta shesë Kevin Gameiron para se të vendosë për një ofertë pë Kalinicin. Çmimi i sulmuesit pritet të ulet pas një stinori jo të mirë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...