Arrihet marrëveshja, ylli i Serie A në Mançester për 55 milionë euro

PUBLIKUAR

Mediat italiane raportojnë se përfundimisht është arritur marrëveshje mes Napolit dhe Manchester Cityt për mesfushorin Jorginho.

Jorginho do t’i bashkohet Manchester City në ditët në vazhdim për 55 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Ka kohë që përfaqësuesi italian kishte arritur marrëveshje me kampionin e Premierligës, por negociatat me klubin e tij ishin të vështira.

Agjenti i tij Joao Santos ka qenë në Angli në pritje të dritës jeshile, derisa vetë Jorginho është në pushime në Brazil.

Megjithatë, dje ai u la jashtë skuadrës së Napolit për stërvitje parasezonale, gjë që tregon se marrëveshja është arritur.

Tuttomercatoweb raporton se marrëveshja është arritur, dhe se Napoli e ka pranuar ofertën prej 55 milionë euro. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...