Ylli i Brazilit e kishte ekzagjeruar tejmase pasi një incidenti në pjesën e dytë të takimit
Mbrojtësi i Meksikës, Miguel Layun e ka kritikuar Neymarin për ekzagjerimeve në fushë që bëri kur u faulua, derisa Brazili fitojë më rezultat 2-0 kundër Meksikës të hënën.
“Ky është futboll. Nëse ai nuk dëshiron të preket atëherë të bëj diçka tjetër”, tha mbrojtësi kur u pyet për përballjen e tij me Neymarin.
“Ai më shumë është i shqetësuar të shtrihet në fushë. E nëse dëshiron që të shtrihet kaq shumë, të shkon në shtëpi dhe të shtrihet në krevat dhe të flejë”.
“Ai ishte i shtrirë dhe unë e preka duke kërkuar topin, i di të gjitha për talentin e tij por edhe për trikat e tij. Ne e njohim Neymarin dhe ai dëshiron që gjithmonë të jetë protagonist si brenda ashtu edhe jashtë fushës”, tha Layun. /GazetaExpress/


