Ish-portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka dhënë një intervistë për Sky Sport para kalimit të tij në PSG.
Buffon qëndroi në Juventus plot 17 vite, dhe stinorin që lamë pas ishte i fundit për të me ‘Zonjën e Vjetër’. Italiani pritet t’i bashkohet PSG-së, dhe të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, transmeton Gazeta Express.
“Lojtarët e rinj duhet të marrin përgjegjësi e cila do t’i rrisë si lojtarë gjatë viteve, kjo i nevojitet futbollit italian”, tha Legjenda e Juventusit.
“Me të vërtetë e pëlqeva Romën stinorin e kaluar. Ata kishin nevojë për një trajner si Di Francesco. Atë që e bënë në Ligën e Kampioneve ishte e pabesueshme”.
“Napoli po ashtu ka bërë diçka të rëndësishme. Në një moment mendova se ata do ta fitojnë titullin e ligës sepse mentalisht ata ishin në avantazh. Nëse do të isha ata, atëherë do të dëshpërohesha për kampanjën e tyre në Evropa Ligë. Mendojë se ata kanë kualitet për të shkuar më larg”. /Gazeta Express/


