Real Madridi e ka të qartë se çfarë dëshiron të bëjë me të ardhmen e mesfushorit Luka Modric.
Kampioni evropian dëshiron ta mbajë Luka Modricin larg duarve të Bayern Munichut, sipas Don Balon, transmeton Gazeta Express.
Gjiganti spanjoll është i vetëdijshëm se Bayerni dëshiron ta transferojë yllin kroat, por nuk dëshiron ta lëshojë nga duart.
Madje për këtë është paralajmëruar edhe nga kapiteni Sergio Ramos, i cili këmbëngul që Modric të jetë pjesë e Madridit edhe më tej.
Modric është duke shkëlqyer edhe në Kupën e Botës në Rusi, ku deri tani e ka udhëhequr me sukses Kroacinë drejt çerekfinales. /Express/


