Antoine Griezmann është shprehur i lumtur pas kualifikimit të Francës në çerekfinale të Kupës së Botës në kurriz të Argjentinës të shtunën.
Fitorja triller 4-3 e Francës nisi me një penallti të shënuar nga vetë Griezmann, i cili regjistroi golin e dytë në këtë garë, transmeton Gazeta Express.
“E kemi ditur se duhej të mbroheshim mirë sepse po luanim kundër më të mirit në botë”, tha Griezmann duke iu referuar Lionel Messit.
“Kishte momente kur argjentinasit ishin më të mirë por pati edhe momente kur ne ishim më të mirë”, shtoi ai.
Franca ishte kombëtarja e parë që arriti në mesin e tetë më të mirave në Kupës e Botës dhe disa orë më vonë asaj iu bashkua Uruguai pas fitores 2-1 ndaj Portugalisë, duke formuar çiftin e parë çerekfinal. /Express/


