Ronaldo: Po largohemi nga Botërori me kokën lart

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo e ka uruar Uruguain për kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores pikërisht kundër Portugalisë të shtunën në 1/8 e finales, por ka insistuar se ekipi kombëtar i tij nuk ka përse të turpërohet pas eliminimit.

Gjatë kohës së tyre në Rusi, portugezët zhvilluan disa ndeshje zbavitëse përfshirë barazimi 3-3 me Spanjën, në të cilin Ronaldo realizoi het-trik, transmeton Gazeta Express.

“Duhet ta urojmë Uruguain sepse ata janë ekipi kombëtar që kaluan në çerekfinale”, tha 33-vjeçari pas ndeshjes.

Ai mendon se Portugalia meritoi më shumë se kaq.

“Mendoj se luajtëm mirë dhe mbase merituam më shumë, por në futboll fiton ai që shënon më së shumti gola dhe ata i shënuan dy, prandaj urime”, shtoi Ronaldo.

“Ne do të largohemi me kokën lart. Si kapiten i Portugalisë e di sa zellshëm kemi punuar dhe duhet të jemi krenar me këtë ekip”, insistoi ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...