Dy të dashuruarit qe më shumë se një javë ndodhen në pushime romantike në Italia, ku natyrisht se janë ndjekur nga paparacit.
Këtë fundjavë, ata janë parë në një jaht në brigjet e Portofinos së bashku me disa miq të tyre.
Edhe pse 39-vjeçare, ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ka mahnitur me fizikun e saj.
Ndërkaq, i dashuri i saj 25-vjeçar gjatë gjithë kohës i ka qëndruar pranë.
Krahas miqve të tyre, me çiftin në Itali ndodhen edhe dy fëmijët e mëdhenj të Kourtneyt, Mason (tetëvjeçar) dhe Penelope (pesëvjeçare).
Pos marrjes së rrezeve, motra më e madhe e Kardashianëve është hedhur në ujë dhe ka notuar. /Telegrafi/




