​“Rusi 2018”, një shqiptar kapiten i Zvicrës kundër Suedisë: Është nder që do të mbaj shiritin në Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Behrami do të jetë kapiten i Zvicrës të martën kundër Suedisë

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Stephan Lichtsteiner nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e 1/8 të Kupës së Botës që zviceranët do të luajë ndaj Suedisë.

Mbrojtësi që sezonin e ardhshëm do të luajë me Arsenal është i skualifikuar (ka marrë dy të verdha në takimet në grupe), ndaj shiritin e kapitenit në këtë sfidë do ta mbajë shqiptari, Valon Behrami.

Kjo është konfirmuar nga mediat zvicerane, që shprehen se mesfushori do të jetë kapiteni i kombëtares zvicerane në këtë sfidë.

“Është një nder që me jepet mundësia të mbaj shiritin e kapitenit në një Kupë Bote, një shtysë për të dhënë edhe më shumë në fushë. Jam krenar që mbaj të veshur këtë fanellë”, u shpreh Valon Behrami.

Zvicra do të përballet me Suedinë me 3 korrik në stadiumin “Saint Petersburg” nga ora 16:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...