Kampionët në fuqi do të fillojnë sezonin e tyre nën urdhrat e trajnerit të ri Niko Kovac kundër skuadrës se Julian Nagelsmann, derisa Dortmundi i Lucien Favre e pret një ndeshje e vështirë si mysafirë
Bayern Munich do të fillojë mbrojtjen e titullin nën urdhrat e trajnerit të ri Niko Kovac, kundër Hoffenheimit.
Orari i ri i ndeshjeve të Bundesligës për sezonin 2018-19 është publikuar të premten, me kampionët në fuqi që do të fillojnë kampanjën e re më 24 gusht ku do të mirëpresin skuadrën e Julian Nagelsmann, të cilët përfunduan të tretët sezonin e kaluar, në Alianz Arena.
Gjigantët bavarez nuk kanë dështuar për të fituar ndeshjen e parë të sezonit që nga viti 2011, kur Borussia Dortmund e fitojë ligën.
Më shpresë që do ta luftojnë skuadrën e Nico Kovac këtë sezon, Dortmundin e pret një fillim i vështirë ku trajneri i tyre i ri do të jetë mysafirë i RB Leipzig, të cilët janë pa trajner që pas largimit të Ralph Hasenhuttl, transmeton GazetaExpress.
Nënkampionët, Schalke po ashtu do të udhëtojnë në Wolfsburg, e cila shpëtoi pa rënë nga liga vetëm nga ndeshjet e playoffit.
Kampionët e Bundesligas 2, Fortuna Dusseldorf, do të ndeshen kundër Augsburgut në shtëpi në ndeshjen e parë, derisa nënkampionët e Budesliga 2, Nurnberg do të ndeshen kundër Hertha Berlin.
Klasikja e parë në sezonin e ri në Bundesligë në mes të Bayernit dhe Dortmundit do të jetë në fillim të nëntorit në Signal Iduna Park, para se të përballen përsëri në prill në Munich
Bayerni prapë janë favorit për ta fituar titullin dhe do të shpresojnë që ta përfundojnë sezonin me fitore të këtij tiulli në ndeshjen e fundit që e zhvillojnë në shtëpi kundër Eintracht Frankfurt, derisa Dortmundi e viziton Borussia Monchengladbach. /GazetaExpress/


