Martinez ka reaguar si i çmendur pas supergolit të Adnan Januzaj
Mesfushori shqiptar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, shënoi gol të bukur për Belgjikën në fitoren 1-0 kundër Anglisë, për t’u kualifikuar në 1/8 e finales si lider i Grupit G me nëntë pikë dhe tani do të përballet me Japoninë.
Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, duke mos e menduar “të keqen” që i solli ky gol i Januzaj, pasi ka mundësi që në çerekfinale të përballet me Brazilin, festoi si i çmendur për golin e shqiptarit.
Nëse Belgjika do të kishte përfunduar e dyta, do të ishte përballur me Kolumbinë, ndërsa në çerekfinale do të kishte pasur punë më të lehtë, Zvicra – Suedia është dueli tjetër. /Gazeta Express/


