Conte mund të mbetet trajner i Chelsea

PUBLIKUAR

Sipas burimeve të Sky Sports, gjendja e trajnerit të Chelsea ende ka rrugë për t’u zgjidhur

Bisedimet janë duke vazhduar për të paguar dëmin nga shkëputja e kontratës se Antonio Contes dhe do të vazhdojnë bisedimet derisa situata të zgjidhe, ndryshe Maurizio Sarri nuk mund të finalizohet si trajner pa përfunduar puna me Conte.

Media e njohur angleze ka kuptuar se Chelsea dëshiron të negociojë uljen e shumës që Conte do ta merr nëse ai do të largohet – mendohet se ai do të përfitonte rreth nëntë milionë funte pasi që është në vitin e tij të fundit të kontratës.

Për Sarrin, raportet në Itali thonë se Chelsea duhet ta këtë në bankinë deri para 1 korrikut ku duhet të aktivizojnë klauzolën më të ulët të lirimit të tij. Ata duhet të paguajnë 4 milionë funte kompensim pasi që Napoli i ka hequr 3 milionë nga 7 sa kërkonte deri para kësaj date.

Kështu që ende nuk është e sigurt se a do të këtë ndryshime në stafin e Contes, apo jo, pasi që mundësitë janë që ai të jetë trajner i Chelseat nëse Chelsea nuk reagon këto dy ditë për të. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...