Mancini me strategji të veçantë për ta rikthyer në maje Italinë

PUBLIKUAR

Roberto Mancini është shumë optimist për të ardhmen e Italisë dhe e konfirmon që nuk do të organizojë kampe stërvitore ashtu siç organizuan paraardhësit e tij.

Mancini zuri vendin e Giampiero Venturas, i cili dështoi ta dërgojë Italinë në Botëror, duke humbur nga Suedia në ‘play-off’, transmeton Gazeta Express.

“Jam shumë optimist”, tha Mancini për Il Secolo XIX.

“Lojtarët që jam duke i stërvitur janë shumë të rinj dhe të duhet entuziazëm për tu bërë i fort, për këtë nuk mund të jesh optimist”.

“Ne nuk mund ta dimë se si Insigne, Romagnoli, Chiesa dhe Cladara do rriten si lojtarë”.

“Ndoshta pastaj ndokush që ne nuk e njohim mund të shpërthejë. Ka ndodhur tek të tjerët, vetëm shikojeni Francën si shembull. Deri në kohët e fundit askush nuk e ka njohur Kylian Mbappen ose Ousmane Dembelen”.

“Nuk do të bëjë kampe stërvitore, do adaptohem me nevojat e klubeve të ndryshme. Dua që lojtarët kur të vinë te Kombëtarja, të jenë të pushuar dhe të relaksuar”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...