Interi është takuar me agjentin e Alessandro Florenzit dje, raportohet se janë të gatshëm ta transferojnë kapitenin e dytë të Romës.
Reprezentuesi i Italisë ka edhe një vit kontratë me Romën dhe ende nuk e ka hedhur të zezën mbi të bardhë për ta vazhduar atë.
Këtë po tenton ta shfrytëzojë Interi që tashmë ka kontaktuar agjentin e lojtarit dhe i ka ofruar pagë 4 milionë euro në sezon, një më shumë se që po planifikon Roma me kontratën e re.
Raportohet se Interi është takuar dje me Alessandro Luccin, agjentin që përfaqëson edhe Suson, Davide Zappacostan dhe Florenzin.
Përveç diskutimeve për Suson e Milanit që duan ta ndërrojnë me Antonio Candreva, besohet të jetë diskutuar edhe për Zappacostan, por Interi e ka prioritet Florenzin dhe në takim është përmendur edhe emri i kapitenit të dytë të Romës.
Raportohet se Interi do të ofrojë 15 milionë euro për Florenzin, por do të dështojë të rrit këtë ofertë për shkak të ‘Fair Play’ financiar.
Interi tashmë ia ka rrëmbyer Romës një super lojtar, Radja Nainggolan. /Gazeta Express/


