Anglia do ta fitojë Kupën e Botës, këtë e thotë historia…
“BBC Footbal” ka publikuar një gjë shumë interesante që kishte ndodhur shumë vite më parë, 1966, shkruan Gazeta Express.
Anglia tashmë ka siguruar biletën për fazën tjetër në Kupën e Botës dhe do të përballet sonte me Belgjikën për pozitën e parë, që në fazën tjetër do të luajë me skuadra si Japonia, Senegali ose Kolumbia.
Anglia shpreson të përsëritet ajo që kishte ndodhur më 1966…
1966:
Real Madrid fitoi Kupën e Evropës
Burnley u kualifikua në Evropë
Man City fitoi Ligën
Chelsea përfundoi i 5-ti
Anglia fitoi Kupën e Botës
2018:
Real Madrid fitoi në Evropë (Champions Leaguen)
Burnley u kualifikua në Evropë
Man City triumfoi në Ligë
Chelsea përfundoi i 5-ti
Anglia tashmë e ka kaluar fazën e grupeve, por a mund të përsëritet historia dhe të triumfojë? Kjo mbetet të shihet. /Gazeta Express/


