Dështon shitja e Milanit në momentet e fundit

PUBLIKUAR

Në një kthesë të papritur dhe tronditëse, pronari i Milanit, Yonghong Li i ka ndryshuar kushtet e marrëveshjes me biznesmenin miliarder amerikan Rocco Commisso dhe ka vendosur të mos e shesë klubin.

Negociatat ishin shumë pranë kompletimit dhe shitja e Milanit pritej të ndodhte sot për një shumë rreth 500 milionë euro plus mbulimin e huas në vlerë 380 milionë euro të marrë nga Elliot Management, e cila ia mundësoi biznesmenit kinez Li ta blinte klubin në radhë të parë, transmeton Gazeta Express.

Commisso ishte i gatshëm t’ia linte 15 deri 20 për qind të aksioneve të Milanit Yonghong Li, por sipas Sky Sport Italia dhe Tuttosport Li papritmas e ka ndryshuar mendjen.

Ai ka kërkuar të paktën 25 deri 30 për qind të aksioneve në klub, gjë që e ka zemëruar Commisson. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...