Ahmeti perballë me qytetarët Lipjanas

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e kuvendit të komunës së Lipjanit, ka mbajtur mbledhjen publike me qytetarë.

Mbledhja kishte karakter informues dhe bashkëbisedues me qytetarët lipjanas.Kryetari Ahmeti, tha se, përgjatë kësaj periudhe komuna e Lipjanit, ka shtuar progres në çdo drejtim.

Në këtë rast, ai ka përmendur, të hyrat vetanake, ku komuna e Lipjanit renditet ndër vendet e para në nivel vendi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për realizimin e të hyrave vetanake në 139.11 % ,  për vitin 2014.
Kreu komunal, Imri Ahemti, përgjatë diskutimit me qytetarë, tha se në gjashtë-mujorin e vitit 2015, prioritet do të jetë qyteti i Lipjanit, në këtë rast, ai ka përmendur rrugën me katër korsi “ ” Shqipëria dhe Haredin Bajrami” në Lipjan. Të njëjtën kohë, Ahmeti, tha se komuna ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi për rregullimin e hapësirave gjelbëruese për qytetin e Lipjanit.
Ndër shumë projekte të tjera të realizuara, ai theksoi se komuna e Lipjanit ka  aplikuar në 24 projekte  të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve lipjanas.
Përderisa ka përmendur realizimin e shumë projekteve, ai ka thënë se, komuna e Lipjanit ka krijuar agjendën e reduktimeve dhe të shpenzimeve, krahas borxheve të cilat i ka trashëguar komuna, të cilat të njëjtën kohë po i shkaktojnë probleme për implementimin e parashikimeve buxhetore nga
Thesari i cili po i ekzekuton mjetet në formë të dhunshme.

Ndërkaq, qytetarët derisa kanë bashkëbiseduar me kryetarin Ahmeti, ata kanë falënderuar për lehtësirat të cilat i ka krijuar komuna në mirëqenien e tyre.

Interesimet janë shprehur në fusha të ndryshme, duke përfshirë infrastrukturën, arsimin, bujqësinë etj.
Po ashtu gjatë takimit është ngritur edhe çështja e qenve endacak, gjë për të cilën kryetari Ahmeti tha se, komuna e Lipjanit, ka filluar qysh nga

 viti i kaluar për trajtimin e tyre. Po ashtu ai tha se, së bashku me komunat fqinje  si ajo e Prishtinës e  Fushë Kosovës etj, ka filluar kaherë gjetjen e mundësisë për trajtimin dhe eliminimin e tyre. 

 

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...