Uruguai e shkatërron Rusinë, e fiton Grupin A

PUBLIKUAR

Uruguai e ka fituar Grupin A në Kupën e Botës pas fitores së thellë 3-0 ndaj rivalit direkt për vend të parë, Rusisë, të hënën.

Luis Suarez me një gol të bukur nga goditja e dënimit i dha Uruguait epërsinë ndaj rusëve pas vetëm 10 minutave lojë, raporton Gazeta Express.

Uruguai u shfaq shumë dominuesve ndaj Rusisë në pjesën e parë dhe ia doli ta dyfishoi epërsinë, kur mbrojtësi rus Cheryshev dënoi në portën e vet në tentim për ta bllokuar goditjen e fuqishme të Diego Laxalt.

Dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, gjërat u vështirësuan për Rusinë, pasi Smolnikov u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

Në pjesën e dytë, Uruguai vazhdoi ta kontrollojë lojën duke e vulosur fitoren me një gol të Endison Cavanit në fund të ndeshjes.

Urugai e mbyll Grupin A si lider me 9 pikë, duke lënë prapa Rusinë me 6.

Ndërkohë, dueli tjetër i këtij grupi mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite, u mbyll me fitoren e sauditëve 2-1.

Uruguai dhe Rusia kalojnë në mesin e 16 skuadrave më të mira, ndërsa Egjipti i Mohamed Salahut dhe Arabia Saudite përshëndeten nga Botërori. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...