Përveç spanjollëve, edhe Casemiro është në qiellin e shtatë me arritjen e Julen Lopeteguit
Lojtarët spanjoll, sidomos ata të Kombëtares së Spanjës – janë më të lumturit me afrimin e trajnerit të ri, Julen Lopetegui, pas largimit të papritur të Zinedine Zidane, shkruan Gazeta Express.
Por, përveç tyre, një tjetër lojtar i është gëzuar tej mase këtij emërimi, pasi besoni apo jo, Julen Lopetegui ia ndryshoi karrierën për të mirë dhe sot ai shihet si një ndër mesfushorit më të mirë në botë.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Brazilit, 26 vjeçarin, Casemiro.
Casemiro ishte pjesë e ekipit të Carlo Ancelottit në sezonin 2013/14, ku reali fitoi La Deciman, por nuk e bindi trajnerin italian dhe për këtë e dërgoi në formë huazimi në Porto.
Casemiro te Porto e gjeti Julen Lopeteguin, i cili i besoi shumë brazilianit dhe ishte pika kyçe në formacionin e 51 vjeçarit, që ia ndryshoi karrierën për të mirë.
Casemiro u zhvillua shumë si lojtar në Porto, për t’u kthyer në vitin 2015 në Madrid, aty ku ka shkruar histori duke fituar tre herë me radhë Ligën e Kampionëve, duke qenë figurë kyçe në ekipin e Los Blancos në krye me Zinedine Zidane.
Casemiro, duke qenë se u zhvillua shumë si lojtar te Porto dhe Julen Lopetegui e njeh shumë mirë atë, do të jetë sërish i padiskutueshëm në formacionin e Realit që për objektiv kryesor sezonin e ardhshëm do ta ketë triumfin në La Liga, aty ku ka dominuar Barça në 10 vitet e fundit, duke fituar 7 prej dhjetë të mundshmeve. /Gazeta Express/


