“Messi është i irrituar dhe i dëshpëruar”

PUBLIKUAR

Lionel Messi është i irrituar dhe i dëshpëruar, ai dëshiron që t’i kthejë gjërat në favor për Argjentinën në Kupën e Botës, sipas Javier Mascherano.

Të besuarit e Jorge Sampaolit janë në rrezik për t’u eliminuar nga Botërori i Rusisë pas dy ndeshjeve zhgënjyese, barazim 1-1 me Islandën ku Messi humbi penallti dhe humbje 3-0 nga Kroacia.

Për të kaluar tutje, Argjentina duhet ta mposhtë Nigerinë në sfidën e fundit, që do të zhvillohet të martën nga ora 20:00.

“Leo është mirë”, tha fillimisht ai në konferencë para ndeshjes me Nigerinë.

“Ai është njeri dhe është i frustruar në mënyrën e tij, por e shoh se është i uritur për ta përmbysur këtë situatë. Dëshiron t’i tregojë botës diçka tjetër nga ajo që kanë parë në dy ndeshjet e para”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...